Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet

Të enjten është arrestuar një person në Viti, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë në familje, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur policia, për shkak të një mosmarrëveshje, ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

“Viti 09.02.2021-19:00. Me datë 11.02.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Insajderi.com