
Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamentit për të Mitur, e ka shpallur fajtor të miturin A.H., duke e dënuar me pesë vjet burgim për veprën penale sulmi seksual, shkruan Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e gjykatës, i mituri në korrik të vitit 2020 në oborrin e shtëpisë së tij, konkretisht pas shtëpie, e ka prekur të dëmtuarën e mitur e moshës pesë vjeçare për qëllime seksuale.
“Pas ekzaminimit në Qendrën Emergjente në Ferizaj nga gjinekologu vërehen njolla gjaku në organin gjenital të 5 vjeçares”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./Insajderi.com