
Një person është arrestuar mëngjesin e së martës në Prishtinë, pasi i njëjti ka kanosur me thikë vëllain e tij, njofton Insajderi.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00.
Rasti në polici është hapur si “Dhunë në familje”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka kanosur me thikë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com