Sulmojnë policinë dhe referët në turnir të boksit – tre të arrestuar në Gjakovë

Sulmojnë policinë dhe referët në turnir të boksit – tre të arrestuar në Gjakovë

Tre persona janë arrestuar gjatë pasdites së të shtunës në Gjakovë, pasi kanë sulmuar zyrtarët policorë derisa këta të fundit ishin në detyrë zyrtare, njofton Insajderi.

Sulmi fizik ndaj poliëve erdhi si pasojë e një pakënaqësie të shprehur nga të dyshuarit rreth vendimit të gjyqtarëve gjatë një turniri të boksit në këtë vend.

Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, në këtë ngjarje u sulmuan edhe referat.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Luan Haradinaj, Gjakovë 19.06.2021-17:31.   Janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovar pasi që të njëjtit duke shprehur pakënaqësitë e tyre rreth vendimit të gjyqtarëve gjatë një turniri të boksit, i kanë sulmuar fizikisht referat dhe zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com