Sulmojnë policinë për të mos u dënuar për mosvënie të maskës – Tre të arrestuar në Skenderaj

Sulmojnë policinë për të mos u dënuar për mosvënie të maskës – Tre të arrestuar në Skenderaj

Tre persona janë prangosur meqë nuk kanë respektuar urdhërat e policisë dhe kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, pasi këta të fundit kanë refuzuar të gjobiten për mosvënie të maskës, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë, ku njoftohet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Skenderaj.

Gjatë arrestimit tre të dyshuarit i kanë sulmuar fizikisht edhe zyrtarët policorë, me ç’rast tre persona kanë pranuar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që dy nga të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i tretë të lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.

“Skenderaj 31.10.2020 – 01:30.Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj Kos. pasi që një patrullë e policisë ka vërejtur disa persona pa maska anti Covid19, të cilët kanë tentuar ti legjitimojnë mirëpo njëri nga ta ka refuzuar dhe nuk i ka respektuar urdhërat e policisë. Gjatë arrestimit tre të dyshuarit i kanë sulmuar fizikisht edhe zyrtarët policor. Tre persona kanë pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që dy nga të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i tretë të lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com