
Një person është arrestuar në fshatin Ratkoc të Rahovecit, pasi kishte sulmuar fizikisht babain e tij, njofton Insajderi.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur të martën e 23 shkurtit, rreth orës 23:05.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht t ‘atin e tij. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore. Pasi që i dyshuari kishte edhe fletë arrest për vepre penale ‘vjedhje’ është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Rasti është hapur “Dhunë në familje”./Insajderi.com