Një mosmarrëveshje mes bashkëshortëve ka çuar në një arrestim dhe lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur të premten, dje, në Prishtinë, kur një person pas fjalosjes me gruan e tij e ka sulmuar atë fizikisht e më pas edhe dy vajzat e tij.
Njëra nga vajzat, policia raporton, se ishte e mitur, njofton Insajderi.
Si pasojë e sulmit viktimave u është ofruar tretmani mjekësor.
Ndërsa, agresori me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Insajderi.com