Sulmon policin pasi i gjenë armë dhe drogë në veturë

Sulmon policin pasi i gjenë armë dhe drogë në veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Zia Shemsiu” në Prishtinë, të enjten në një automjet  ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz e tipit Watler me 12 fishekë si dhe një sasi e vogël me substancë narkotike.

Gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.