Sulmuan një person, arrestohen tre të dyshuar në Vushtrri

Sulmuan një person, arrestohen tre të dyshuar në Vushtrri

Tre persona janë arrestuar të mërkurën nga Policia e Kosovës në Vushtrri, pasi që dyshohet se kanë kryer veprën penale “vrasje në tentativë”, njofton Insajderi.com.

Sipas raportit të Policisë, ata dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta viktimën.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të më hershme e kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta viktimën mashkull kosovar”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kurse të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com