Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen pesë persona në Prizren

Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen pesë persona në Prizren

Pesë persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren, meqë dyshohet se kanë sulmuar dy zyrtarë policorë derisa këta të fundit ishin në kryerje të detyrës.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore derisa ishin duke u ballafaquar me të dyshuarit të cilët më pas edhe janë arrestuar.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, pesë personat e përfshirë në këtë rast janë liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Prizren 16.07.2020-11:20. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës. Zyrtarët policor gjatë ballafaqimit me ta kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com/