Sulmuesi i drejtorit të VALËS paraqitet në polici

Drejtori Antikrimit në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti, ka thënë se është duke dhënë deklaratë në Policinë e Kosovës lidhur me incidentin që ka ndodhur sot në Prishtinë me drejtorin e Valës, Agron Mustafa.

Ai ka thënë se do të flasë posa ta përfundojë deklaratën në Polici.

“Tash jam duke dhënë deklaratë në Polici. Mund ta flasë pasi ta përfundojë deklaratën”, ka thënë Sahiti, për Express, të shtunën.

Drejtori i Valës, Agron Mustafa, ka njoftuar sot se është sulmuar nga dy zyrtarë të Policisë së Kosovës, njëri prej tyre Nazim Sahiti kurse tjetri i njohur si “Tarkani”.

Mustafa ka thënë se nuk i di motivet pse është sulmuar.