Suma: Nuk inkuadrohem në asnjë parti politike

Suma: Nuk inkuadrohem në asnjë parti politike

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka deklaruar se nuk do të inkuadrohet në asnjë parti politike.

Ai thotë se ka pasur oferta nga partitë politike, por nuk i ka pranuar.

“Qytetarët kërkojnë që unë të vazhdoj të udhëheq me Hanin e Elezit. Po të pyetesha unë, në vullnetit tim mandati i dytë ka qenë i tepërt. Në dy mandatet e para, kemi pasë oferta. Tash, pasi shumica e partive politike e ka parë që unë nuk inkuadrohem në asnjë parti politike, nuk bëjnë kërkesa siç kanë bërë më herët”, deklaroi të hënën.

Kryetari i pavarur që fiton vazhdimisht pa balotazh, deklaroi në Klan Kosova se është takuar gati me të gjithë liderët partiakë, por vendimi i tij është të mbetet i pavarur.

“Jam takuar gati me të gjithë dhe e kam shprehur qëndrimin tim që s’do të jem pjesë e asnjë partie politike. Nëse do të mbetem në politike do të mbes veç i pavarur sepse qytetarët të besojnë më tepër”, tha ai. /Insajderi.com