Super Marion e Nintendo-s më në fund e bëjnë të kërcej edhe në celular

Super Marion e Nintendo-s më në fund e bëjnë të kërcej edhe në celular

Me lansimin e iPhone-it të ri, në dispozicion do të jetë edhe Super Mario, loja të cilën kemi mundur ta luaj vetëm me Nintedno.

Aksionet e Nintendo janë rritur pasi që kompania njoftoi se me lanësimin e iPhone të ri, në dispozicion do të jetë edhe loja shumë e famshme Super Mario.

Shkarkimi i saj në celuar do të jetë pa pagesë.

Shigeru Miyamoto, krijuesi i Super Marios ka thënë se që nga fillimi i përdorimit të App Store, ka munguar dikush, e ai ka qenë Mario, por që tash ai do të jetë pjesë e saj dhe jam shumë i kënaqur që është arritur kjo, njofton “The Guardinan”.

Apple dhe Nintendo shpresojnë se Super Mario do ta arrij suksesin sikur edhe lojërat tjera, ku së fundmi fenomeni Pokemon Go ka pasur një sukses shumë të madh. /Insajderi.com