Në këtë episodin të emisionit n ‘Shënjestër mund të ndiqni një ndër kontradiktat më të mëdha në vendit. Kosova si një ndër shtetet me pagat më të ulëta në rajon, njëkohësisht për disa pozita në institucione të pavarura, ndërmarrje e agjenci ofron paga stratosferike. Të hyrat mujore të këtyre zyrtarëve të shtetit të varfër të Kosovës, arrijnë nga mbi 1 mijë deri në mbi 5 mijë euro. Për llogari, një mjek që kryen afër 15 vjet shkollë brenda një viti paguhet mbi 8 mijë euro, ndërsa një udhëheqës i lartë i këtyre institucioneve brenda vitit fiton mbi 40 mijë euro. Por, cilat janë këto institucione dhe a arrijnë të kenë performancë pozitive?