
Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor nga paditësi, Naser Maloku – menaxher dhe aksionar i vetëm i Kompanisë së Sigurimeve “Kosova e Re” kundër vendimit të Gjykatës së Apelit në Prishtinë të datës 16 nëntor 2021.
Sipas aktgjykimit të Supremes, është aprovuar ankesa e Bankës Qendrore të Kosovës dhe është refuzuar kërkesa e “Kosova e Re” për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të BQK-së.
Në vlerësimin e Gjykatës thuhet se vendimi i Apelit është i qartë, i kuptueshëm dhe i arsyetuar mjaftueshëm për të gjitha faktet vendimore të tij.
Kjo ankesë e kompanisë së sigurimeve “Kosova e Re” kishte ardhur pasi që BQK kishte marrë vendim që t’i revokohet licenca kësaj kompanie për shkak të mos përmbushjes së kushteve ligjore dhe financiare./Insajderi.com