
Gjykata Supreme e Kosovës e ka anuluar vendimin e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për ta çuar në rivotim Hanin e Elezit.
Vendimi për rivotim në këtë komunë nga PZAP-ja ishte marrë pas ankesës së kandidatit të pavarur, Rufki Suma ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, që pretendon se ka pasur presion ndaj votuesve në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe ka anuluar vendimin e PZAP-së, duke e kthyer çështjen në rivendosje”, thuhet në komunikatën për media të Supremes./Insajderi.com