Gjykata Supreme ka vendosur sot për dy ankesat e fundit të subjekteve politike, të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor" />

Supremja vendos për ankesat për Prishtinë e Rahovec

Supremja vendos për ankesat për Prishtinë e Rahovec

Gjykata Supreme ka vendosur sot për dy ankesat e fundit të subjekteve politike, të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). 

Sipas njoftimit nga gjykata i ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së. 

“Po ashtu, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Rahovec”, thuhet në njoftim.