Surroi dhe Shllaku vazhdojnë turneun në PSD

Surroi dhe Shllaku vazhdojnë turneun në PSD

Veton Surroi dhe Luan Shllaku pas takimit të parë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, ku biseduan për procesin e dialogut me ç’rast kanë kërkuar përfshirjen e shqopërisë civilie në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, turneun e tyre e kanë vazhduar në Partinë Socialdeomkrate.

Përmes një komunikuate për media nga PSD thuhet se kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti dhe Dukagjin Gorani kanë pritur në takim Surroin dhe Shllakun.

“Kryetari dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti dhe Dukagjin Gorani kanë takuar sot në Prishtinë, publicistin Veton Surroi dhe Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv të Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS) në Kosovë. Gjatë takimit u konstatua domosdoshmëria që Kuvendi i Republikës të ketë rol qendror në procesin e dialogut me Serbinë”, thuhet në komunikatë.

Sipas tyre “Duke e shpjeguar Projekt-rezolutën e paraqitur nga PSD-Nisma-Alternativa, përfaqësuesit e PSD-së vlerësuan nevojën e përfshirjes së shoqërisë civile në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë”.

“Rezoluta dhe ligji për dialogun mundësojnë përfaqësim gjithëpërfshirës, vendimmarje konsensuale dhe platformë shtetërore, në përputhje me interesin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër tjera në komunikatë.

Partia Socialdemokrate thotë se “vlerësoi iniciativën e Surroi dhe Shllaku, për të kontribuar pozitivisht në procesin e dialogut me Serbinë, me mbështetje në ekspertizë strategjike, duke mundësuar resurse nga një spektër i gjerë lokal dhe ndërkombëtar, drejt arritjes së marrëveshjes eventuale për njohje reciproke me Republikën e Kosovës”. /Insajderi.com