
Shkrimtari e publicisti Veton Surroi ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës, transmeton Koha.net.
Surroi, në një postim të vetin në Facebook ka bërë krahasimin e 7 Shtatorit të vitit 1990 dhe të 7 shtatorit të vitit 2017.
ka thënë se 7 Shtatori i vitit 1990, dita kur u miratua Kushtetuta e Kaçanikut ishte dita kur në kushte pushtimi iu tha po pavarësisë së vendit, ndërsa dita e sotme, në kushte lirie, kur pëlqimi për qeverisje të vendit merret nga Serbia.
Më 7 shtator të vitit 1990 deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan, në kushte okupimi dhe rreziku jete, një Kushtetutë të pavarësisë në mënyrë që njëherë e përgjithmonë për qeverisjen e vendit të pyeten qytetarët e këtij vendi.
Më 7 shtator të vitit 2017, deputetët e Kuvendit të Kosovës, në kushte lirie, për qeverisjen e vendit duhet të marrin pëlqimin e presidentit të Serbisë.