Surroi: Faji i Kosovës që i hapi dyert Serbisë në Uashington

Surroi: Faji i Kosovës që i hapi dyert Serbisë në Uashington

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi ka komentuar marrëveshjen e Uashingtonit dhe vizitën e Grenellit në Kosovë, njofton Insajderi.

Ai tha se “pavarësisht disa gjërave pozitive marrëveshja për njohje nuk u arrit në Uashington”.

Surroi tutje ka thënë  se ajo që ka lidhje me zhvillimin ekonomik është e mirë, por sipas tij “mijëra vende pune” përmenden vetëm kur ka zgjedhje. Publicisti theksoi se me këto negociata Serbisë iu hapën dyert në Uashington.

“Aty ky hynte Kosova më lirisht, iu hapen dyert Serbisë…Në 20 vitet e fundit adresa amerikane në regjion ishte Kosova. Tash ShBA po hap zyre në Serbi. Kjo është një spostim i interesit amerikan në rajon”.

Surroi më pas ka thënë se përgjegjësia për këto zhvillime është krejtësisht e Kosovës.

“Përgjegjësia është krejtësisht e jona pasi pranuam që pasi GJND legjitimoi pavarësinë e Kosovës por Kosova me presionin e Serbisë u fut në një proces negociator që ishte i paqartë. Pra ne i hapëm rrugë Serbisë që të riforcohet politikisht dhe ushtarakisht”.

Shkrimtari megjithatë thotë se kauza e Kosovës në raport me Serbinë nuk është humbur.

“SHBA nën drejtimin e Trump janë dalluar nga administratat tjera. Por nuk do të thotë se kjo administratë do të mbetet përgjithmonë”, deklaroi ndër të tjera Veton Surroi./Insajderi.com