Surroi: Hoti ta përsërisë sa të dojë se do udhëheqë me dialogun – por “Thaçi i ngreh penjtë”

Surroi: Hoti ta përsërisë sa të dojë se do udhëheqë me dialogun – por “Thaçi i ngreh penjtë”

Publicistja, Flaka Surroi, ka shkruar se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mund ta përsërisë sa të dojë se ai është udhëheqës i dialogut, por kjo s’ka shumë rendësi, sepse ai prapë nuk do të jetë numri një i ekipit të Kosovës në bisedime, njofton Insajderi.

Në një kolumne të saj, Surroi shkruan se është presidenti, Hashim Thaçi, ai që e ka në dorë situatën edhe nëse i bëhet puna që të mos jetë fizikisht i pranishëm në bisedime.

“Hoti mund të përsërisë deri në pafund se ai do të jetë udhëheqës i dialogut dhe askush nuk do t’i besojë – për shkak se si nëpër to, e tha në mbledhje të Qeverisë se do ta themelojë një trup koordinues për negociatat, duke mos treguar se kush do të jetë koordinatori”, shkruan Surroi.

“Nuk duhet shumë imagjinatë për të konstatuar se ai koordinator do të duhej të ishte njeri i afërt i Thaçit – ashtu që ky i fundit, edhe pse jo prezent fizikisht, do t’i ngrehte penjtë nga distanca”.

Shkrimin e plotë të Surroit mund ta lexoni në Koha.net

Flaka Surroi reagon ashpër për ndarjen e 290 mijë eurove nga ...