Nuk lejohet mendimi ndryshe

Surroi: Shkarkimi i Osmanit shenjë që LDK nuk e do mendimin ndryshe

Publicisti dhe gazetari Veton Surroi e ka komentuar shkarkimin e Vjosa Osmanit nga organet drejtuese të LDK-së. Thotë se ka mungesë demokracie në LDK.

Surroi: Shkarkimi i Osmanit shenjë që LDK nuk e do mendimin ndryshe

Në rrjetin social Facebook, Veton Surroi thotë se “vendimi i LDK-së për shkarkimin e Vjosa Osmanit është vendim dyfish i gabuar. Kjo është shenjë për mostolerim ndaj mendimit tjetër dhe është shenjë për mostolerim ndaj një gruaje liderë në politikë”, njofton Insajderi.

“Vendim dyfish i gabuar inicimi dhe shkarkimi i Vjosa Osmanit nga udhëheqja e LDK-së. Është shenjë për mostolerim ndaj mendimit tjetër e për më tepër është edhe shenjë për mostolerim ndaj një gruaje lidere në politikë”. /Insajderi.com