Surroi: Thaçi gjatë një mbledhje e kishte ofendur rëndë Rugovën

Surroi: Thaçi gjatë një mbledhje e kishte ofendur rëndë Rugovën

Publicisti Veton Surroi, ka thënë se presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi, gjatë një takimi të delegacionit kosovar në Rambuje, e kishte ofenduar rëndë ish-presidentin Ibrahim Rugovën.

Surroi në Debat Plus, në Tv Dukagjini, ka treguar se gjatë një mbledhje në të mbajtur në Rambuje, Thaçi e kishte quajtur hajn Ibrahim Rugovën.

Sipas Surroit, ish-presidenti Rugova kishte qenë unifikues për shkak se përkundër ofendimeve që sipas tij ia bënte Hashim Thaçi, ai vazhdonte që të bashkpunonte me të.

“Në Rambuje kemi shkuar pikë e pesë dhe jemi bashkuar në Rambuje dhe Rugova e ka pranuar Thaçin. Rugova ka qenë për unitet, për shkak se për negociatat e Vjenës, ai nuk ka pasur obligim ta thërras opozitën. Presidenti Rugova ka pasur reflektim, në momentin kur ka thënë dakord unë nuk pajtohem me Thaçin por do të bashkpunojë me të (në konferencën e Rambujesë v.j.), sepse Thaçi e ka ofenduar rëndë, e ka quajtur hajn në një mbledhje në Rambuje. Por, Rugova ka pranuar që të bashkpunojë me të. Kështu që edhe në rastin e sotëm, kërkesën për unitet duhet ta bëjë ai që është në pushtet”, ka thënë Surroi.

Surroi ka folur edhe për cështjen e korrigjimit të kufinjëve, duke thënë se Serbia gjithmonë e ka dëshiruar këtë gjë.

Ai ka shtuar se Kosova dhe Serbia duhet të ndërtojnë marrëdhënie si Franca e Gjermania pas luftës që kanë pasur.

“Kosova duhet të mendoj se si të krijojë bashkëpunim me shtetet fqinje, pasi as Shqipëria e as Serbia nuk janë fqinjë të rëndomtë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Surroi ka thënë se kushtetuta e thotë prerazi se Kosova nuk mund të bëjë ndryshime territoriale.

“Kushtetuta e Kosovës e thotë në mënyrë eksplicite se Kosova as nuk mund t’i marrë tokë dikujt e as t’i dhurojë”.

Duke folur për Acociacionin e Komunave Serbe, ai ka thënë se hapja e një OJQ kushton pesë euro, dhe sipas tij nuk ka nevojë për biseda në Bruksel

“NGO nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive, sepse kompetenca të tilla kanë vetëm pushtetet”.

“Ideja për korrigjim të kufijve nuk është hera e parë që vjen nga Serbia. Ajo ka përkrahjen edhe nga Rusia, ka 30 vite që dëgjojmë këto ide”.

“Thaçi është folës i një skripte që nuk është shkruar në Prishtinë, por në Beograd”, deklaroi ndër të tjera Surroi.