Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi sot në Facebook ka reaguar për largimin e Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës, transmeton Koha.net .
Ai me këtë rast është pyetur se nëse ka qenë etike që të pritet Lista Serbe për t’u formuar Qeveria e Kosovës, pse nuk është etike që të rrëzohet Qeveria pas largimit të kësaj Liste?
Ky është postimi i Surroit në Facebook:
“Nëse ka qenë etike të formohet Qeveria duke e pritur Listën Serbe, pse nuk është etike të rrëzohet Qeveria me largimin e Listës serbe? Apo edhe për këtë nevojitet pëlqimi i saj?”