Suspendohen 6 policë, nuk reaguan gjatë rrahjes masive në Veri

Suspendohen 6 policë, nuk reaguan gjatë rrahjes masive në Veri

Ekziston dyshimi se disa zyrtarë policorë kanë dështuar të reagojnë bazuar në autorizimet e tyre për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë një përleshjeje.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut kanë reaguar dje në orët e pasdites një rast të rrahjes në mes pesë personave të dyshuar në rrugën “Mbreti Petër”.

Të dyshuarit e përfshirë në këtë incident janë shoqëruar në stacionin policor si dhe të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor.

Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, bazuar në këtë ka suspenduar 6 zyrtarë policorë, në mesin e tyre edhe një zyrtar policor me gradën e kapitenit.

Lidhur me rastin është i njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës. Hetuesit e IPK-së në përputhje me autorizimet ligjore dhe fushëveprimin e Inspektoratit Policor kanë filluar një procedurë hetimore preliminare në koordinim edhe me prokurorinë kompetente. /Insajderi.com