Suspendohen dy doganierë, nuk e regjistruan autobusin që u aksidentua në Bullgari

Suspendohen dy doganierë, nuk e regjistruan autobusin që u aksidentua në Bullgari

Dy doganierë janë suspenduar pasi që nuk e kanë regjistruar autobusin e “Besa Trans” që mori flakë të martën në Bullgari, përcjell Insajderi.com.

Kështu është konstatuar nga kontrolli i brendshëm i Drejtorisë Doganore, teksa ky institucion ka njoftuar se shefi i dy të supsenduarve do të gjobitet, shkruan Alsat M.

“Për automjetin me targa SK 0284 BA të transportuesit BESA Trans nga Shkupi, në periudhën prej datës 15.10.2020 deri më 11.11.2021 Drejtoria doganore ka regjistruar disa vendkalime nëpër vendkalimet kufitare: GCI Deve Bair, GCI Blace, GCI.

Kafasa GCI Dellçevo, për lloje të ndryshme të transportit, përfshirë evidencën e numrit të Ekstraktit nga Licenca për kryerjen e transportit publik në komunikacionin rrugor ndërkombëtar – transport pa pagesë të udhëtarëve. Autenticiteti i këtyre dokumenteve të bashkangjitura do të kontrollohet shtesë nga transportuesi”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganore.

Ndryshe, orët e para të mëngjesit të martën, një autobus që po qarkullonte nga Stambolli e që për destinacion kishte Shkupin, në Sofje të Bullgarisë u aksidentua ku më pas u përfshi nga flakët.

Nga ky aksident mbetën të vdekur 45 persona, shumica prej tyre shqiptarë të Maqedonisë Veriore e të rinj në moshë që ishin në një ekskurzion në Stamboll./Insajderi.com