Suspendohen dy zyrtarë korrektues në Mitrovicë

Suspendohen dy zyrtarë korrektues në Mitrovicë

Të hënën hënën rreth orës 19:00 në Qendrën e Paraburgimit Mitrovicë, në shenje pakënaqësie me vendimin e gjykatës, dy të burgosur kanë dëmtuar grilën dhe dritaren dhomës, pastaj kanë arritur të ngjitën lart mbi kulmin e Qendrës së Paraburgimit Mitrovicë.

Lidhur me këtë rast, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar dy zyrtarë korrektues pasi dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 19:00 në Qendrën e Paraburgimit Mitrovicë, në shenje pakënaqësie me vendimin e gjykatës dy të burgosur kanë dëmtuar grilën dhe dritaren dhomës, pastaj kanë arritur të ngjitën lart mbi kulmin e Qendrës së Paraburgimit Mitrovicë”.

“Pas shumë kërkesash, kërkesa e tyre kryesore ka qenë, se janë të pa kënaqur me gjykatën, me ç`rast kanë kërkuar të bisedojnë me prokurorin, dhe pas bisedës me prokurorin në prezencë të policisë dhe zëvendësdrejtorit të përgjegjshëm të SHKK-së, Rasim Selmani, të njëjtit janë pajtuar të zbresin poshtë”, thuhet në njoftim për media.

Po ashtu lidhur me rastin, SHKK ka iniciuar procedurë disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tërësi./Insajderi.com