Suspendohen dy zyrtarë policorë me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Suspendohen dy zyrtarë policorë me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar sot një informatë nga qytetarët përmes Linjës së Kaltër (numri i telefonit pa pagesë 080003333) lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga dy zyrtarë policorë të stacionit policor të Parteshit – Drejtoria Rajonale e Gjilanit.

Me autorizim të prokurorit, hetuesit e IPK-së kanë trajtuar këtë informacion  duke ndërmarrë edhe disa veprime hetimore.

Pas veprimeve hetimore dhe konsultimit me prokurorin kompetent, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e zyrtarëve  policorë.

Inspektorati Policor i Kosovës falënderon të gjithë qytetarët e vendit për bashkëpunim dhe kontributin e tyre drejt fuqizimit të integritetit policor.