Suspendohen dy zyrtarë të Policisë së Kosovës, kjo është arsyeja

Suspendohen dy zyrtarë të Policisë së Kosovës, kjo është arsyeja

Dy pjestarë të Policisë së Kosovës janë suspenduar nga detyra për arsyen se kanë kryer shkelje të rënda disiplinore, pa përjashtuar edhe shkeljet penale.

Sipas njoftimit të Policisë, dy zyrtarët janë suspenduar për 48 orë dhe lënda është dërguar në Inspektoriatin Policor të Kosovës.

“Policia e Kosovës njofton se sot më datë 25.07.2019  janë suspenduar përkohësisht nga puna për 48 orë, dy (2) zyrtarë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës. Suspendimi ka ndodhur për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer shkelje të renda disiplinore, pa përjashtuar edhe shkeljet penale andaj lënda e kompletuar është dërguar në Inspektoriatin Policor të Kosovës”, thuhet në njoftim.