Ikja e Milan Radoiçiqit në kufi u ka kushtuar me suspendim tre zyrtarëve policor që të gjithë punonjës në pikë kalimin kufitar në “Bërnjak” në Mitrovicën e Veriut.
Radoiçiq i cili ishte shpallur në kërkim kishte ardhur deri në kufirin e Kosovës mirëpo në proces të legjitimit kishte kthyer mbrapsht makinën duke u future në kufirin e Serbisë.
Këtë ngjarje është duke hetuar Inspektorati Policor i Kosovës të cilët dyshojnë se një kapiten një rreshter dhe një tjetër zyrtar policor kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.
“Personi i kërkuar dyshohet se ka vozitur veturën e tij mbrapa dhe është kthyer prapë në drejtim të Serbisë, ndërsa dokumentet e tij kishin mbetur tek zyrtarët policorë të pikë kalimit kufitar”
“Hetuesit e IPK-së në konsultim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj kanë filluar një procedurë hetimore ndaj tre zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”
“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media të Inspektoratit Policor./Insajderi.com