
Është suspenduar nga puna Komandanti i Njësisë për Reagim të Shpejtë në kuadër të policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Uglesha Jarediq.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti, ku ka treguar se nuk është diqka e llojit të veprave penale
“Po është suspenduar për çështje familjare dhe është çështje e karakterit familjar mos marrëveshje. Deri sa të zhvillohen hetimet nga sekretariati ka qenë propozimi për suspendim”, ka thënë Hoti.
Hoti ka treguar se Jarediq është i suspenduar për 72 orë./Insajderi.com