Suspendohet zyrtari që organizoi transportin e përbashkët të Shkumbin Mehmetit me Bedri Krasniqin

Suspendohet zyrtari që organizoi transportin e përbashkët të Shkumbin Mehmetit me Bedri Krasniqin

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar përgjgjësin për organizimin e transportimit të dëshmitarit Shkumbin Mehmeti në një mjet transportues me Bedri Krasniqin, raporton Insajderi.

Në një përgjigjje për Insajderin, SHKK thotë se e ka suspenduar përgjgjësin e transportit të rrezikshëm deri në  përfundimin e hetimeve.

“Me të marr lajmin lidhur me rastin e raportuar, SHKK menjëherë ka ndërmarr masa duke e suspenduar zyrtarin përgjegjës për organizimin e këtij transportimi, deri në përfundim të hetimeve”, thuhet në përgjigjjen e SHKK-së dërguar Insajderit.

Shkumbin Mehmeti u kërcënua dje gjatë transportit nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Gërdoc tek Gjykata Themelore në Prishtinë me të njëjtin mjet transportues me Bedri Krasniqin, të akuzuarin për vrasjen e dy policëve në vitin 2004. , i dënuar me 27 vjet burgim për vrasjen e dy policëve: Sabahate Tolaj dhe Jusuf Haklaj, i dënuar për rrëmbimin e biznesmenit Azem Morina, si dhe i akuzuar për vrasjen e dy policëve të tjerë më 2004.

Mirëpo, Shërbimi Korrektues i Kosovës mohon se në atë mjet transportues mund të ketë pasur kontakt mes Mehmetit e Krasniqit.

“Edhe përkundër faktit se të burgosurit e apostrofuar në këtë rast janë transportuar me automjet të dedikuar për Rrezikshmëri Shumë të Lartë,  automjeti transportues është i ndarë në dy pjesë, ku të burgosurit nuk mund të kenë kontakt mes tyre. Vlen të theksohet se dëshmitari Sh.M. nuk e ka statusin e dëshmitarit të mbrojtur”, thotë SHKK.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka thënë se gjendja e dëshmitarit Shkumbin Mehmeti është normale. SHKK ka thënë se do të përkushtohen në zbardhjen e të vërtetës lidhur me këtë rast.

“Pas gjithë kësaj ne mbetemi të përkushtuar që secilin rast të raportuar të hetojmë dhe të zbardhim të vërtetën.
Sa i përket shqetësimit tuaj lidhur me gjendjen e dëshmitarit pas rastit, mund ta konfirmojmë se gjendja e tij është normale, sikur deri më tani”, thuhet në përgjigjjen e SHKK-së për Insajderin.

Insajderi raportoi dje se si Shërbimi Korrektues i Kosovës e vendosi në rrezik dëshmitarin Shkumbin Mehmeti duke e vënë në një mjet transportues bashkë me Bedri Krasniqin.

Dëshmitari Shkumbin Mehmeti, ka thënë se shteti i Kosovës po e kërcënon atë dhe familjen e tij, me një qëllim: që të heq dorë nga dëshmitë për disa raste të vrasjeve që kanë ndodhur paslufte në Kosovë. /Insajderi.com