Suzana Shkreli në pritje të bëhet shqiptarja e parë në Kongresin Amerikan

Nëse Mike Bishop nuk ia arrin të bëhet përfaqësuesi i dytë i Republikanëve në Kongresin Amerikan, shqiptarja Suzana Shkreli do të bëhet shqiptarja e parë që do të hy në Kongres, raporton Insajderi.

Suzana Shkreli në pritje të bëhet shqiptarja e parë në Kongresin Amerikan

Kandidati republican Mike Bishop i ka hyrë garës për një mandate të dytë në kongresin amerikan por këtë herë ka një konkurrente të fortë për ta mundur.

Ajo është shqiptarja Suzana Shkreli,  shqiptarja që kandidon për Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga radhët e Partisë Demokratike, raporton Insajderi.

zuanashkreli

Ajo ka lindur në Michigan nga prindër shqiptar, vend për të cilin garon që të përfaqësoj në kongres. Shkreli ka zhvilluar karrierën e saj si prokurore dhe ka përfaqësuar Departamentit e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara në trajnime të ndryshme, e cila aktualisht shërben në “Child Protection Unit”, ku është e angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve përfshirë keqtrajtimet fizike dhe abuzimet seksuale.

Ajo është mbështetur edhe nga presidenti Barack Obama.