Sveçla: Albini do të kandidojë për deputet

Sveçla: Albini do të kandidojë për deputet

Xhelal Sveçla ka thënë se Albin Kurti do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e parakohshme, njofton Insajderi

Ai në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se një gjë e tillë nuk i ndalohet me vendimin e Kushtetueses, vendim që rrëzoi qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

“Ende nuk kemi marrë vendimin e plotë të Kushtetueses. Me informatat aktuale që kemi, do të mund tu thosha qytetarëve se Albini do të kandidojë”.

“Këtë po e them në bazë të analizës që kanë bërë ekipet tona në Lëvizjen Vetëvendosje. Unë nuk jam jurist, por ekipet tona që janë me të vërtetë të mrekullueshme në këtë fushë  kanë bërë analizën e duhur dhe tashmë mund të deklarojmë të qetë se në bazë të rregullativës aktuale  Albin Kurti dhe të tjerët që citohen aty nuk mund të ndalen nga konkurrimi dhe fitimi i mandatit”, tha Sveçla./Insajderi.com