Sveçla: Daka është një vit mbrapa me kohën, të duhet “update”

Sveçla: Daka është një vit mbrapa me kohën, të duhet “update”

Funksionari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Valdete Daka “është një vit mbrapa”, njofton Insajderi.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se në janarin e vitit 2021 presidente është Vjosa Osmani, jo si në vitin 2020 që ishte Hashim Thaçi.

“Ajo duhet të update-ohet, ta marrë kalendarin e ri: njëmend është muaji janar, por viti është 2021 e jo 2020. Kosova tash ka presidente të re, Vjosa Osmani, dhe së shpejti kryeministër të ri, Albin Kurti”.

Sveçla, shtoi se “Daka nuk e voton listën e VV-së”, por ai kërkoi që ajo “preferencat politike” të mos i “keqpërdorë” si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndryshe, Valdete Daka, të enjten gjatë një konference për meda tha se “ndjehet e kërcënuar nga deklaratat e disa kandidatëve për deputetë”.

Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, ka hedhur akuza të ashpërta mbi të parën e KQZ-së. /Insajderi.com

 

Valdete Daka e ka moshën 60 vjeç, mirëpo ajo është një vit e vjetër. Po mendon që ndodhet në janarin 2020 kur ish…

Posted by Xhelal Sveçla on Thursday, 21 January 2021