Sveçla emërohet koordinator nacional për parandalimin e ekstremizmit dhe luftimin e terrorizmit

Sveçla emërohet koordinator nacional për parandalimin e ekstremizmit dhe luftimin e terrorizmit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është emëruar koordinator nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, pas mbledhjes së tretë, Sveçla duhet të kryejë detyrën për:

– koordinimin, bashkërendimin, monitorimin dhe raportimin e implementimit të politikave, aktiviteteve dhe veprimeve lidhur me çështjet e luftimit të terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm;

– këshillimin e Kryeministrit lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me luftimin e terrorizmit, dhe ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin;

– koordinon aktivitetet e të gjitha institucioneve relevante në çështjet e luftimit të terrorizmit dhe masave kundër ekstremizmit të dhunshëm;

– koordinon, monitoron dhe mbikëqyrë zbatimin e dokumenteve strategjike të luftimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm;

– pranon raporte informuese nga institucionet relevante, me qëllim të përgatitjes së dokumenteve strategjike analitike lidhur me luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmin e dhunshëm;

– është përgjegjës dhe pikë kontakti ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, duke përfshirë koordinimin e organizimeve, donacioneve dhe projekteve vendore dhe ndërkombëtare;

– koordinon të gjitha raportimet rreth përgjegjësive dhe obligimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtare që kanë të bëjnë me çështjen e luftimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Mandati i Koordinatorit Nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit zgjatë deri në një vendim tjetër të Qeverisë./Insajderi.com