Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë të dielën se ka mbaruar koha kur “zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga të ashtuquajturit të fortët”.
Kjo deklaratë e tij vjen pas arrestimit të anëtarit të kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Fazliu.
Ai ishte arrestuar nën dyshimin se ka “kanosur një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës.
“ Sundimi i ligjit në shtetin e së drejtës, nënkupton edhe ushtrimin e detyrës nga zyrtarët policorë pa pengesa”, tha Sveçla.
“Stop sjelljeve banditeske. Askush mbi ligjin”, përfundoi postimin në Facebook. /Insajderi.com