Sveçla: Karantina në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçani është vënë në koordinim të plotë me Qeverinë, dokumenti dëshmon të kundërtën

Sveçla: Karantina në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçani është vënë në koordinim të plotë me Qeverinë, dokumenti dëshmon të kundërtën

Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme ka thënë se masa e karantinimit për komunat Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan është vendosur në koordinim te plotë mes institucioneve qendrore (Ministrisë së Shëndetsisë) dhe autoriteteteve lokale.

“Policia e Kosovës është duke marrë gjitha masat që kjo të zbatohet në plotni”.

Por disa dokumente të publikuara mbrëmë dëshmojnë të kundërtën: Gjendja emergjente në Mitrovicën Veriore dhe në në Zveçan është shpallur nga Serbia.

Me vendim të shtetit serb, dy komunat e Kosovës, Mitrovica Veriore dhe Zveçani janë futur në karantinë si dhe rreth 200 qytetarë në 5 komuna të vendit janë detyruar të izolohen me urdhër nga Beogradi, raporton Gazeta Sinjali.

Ky vendim është marrë gjatë ditës së enjte, me ç’rast është lëshuar urdhri që Mitrovica Veriore dhe Zveçani të futen në karantinë dhe të izolohen 210 qytetarë nga disa komuna të Kosovës.

Në katër komunat veriore të Kosovës deri më tani janë raportuar mbi 20 raste me koronavirus si dhe është shënuar një viktimë.

Në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë  të gjitha mostrat e personave që konsiderohen potencialisht të infektuar, dërgohen në Institutin për virusologji, vaksinë dhe serum “Torlak“ në Beograd. Ndërkohë, para disa ditëve, Shtabi i Krizës në veri të Mitrovicës, ka deklaruar se të gjithë të prekurit me koronavirus do të dërgohen për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin e Nishit në Serbi.

Më poshtë, listat me emrat e serbëve që jetojnë në Kosovë të cilët janë urdhëruar të futen në karantinë.