
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale.
Këto komente i bëri pas aksionit në pikën kufitare të Vermicës ku u konfiskuan 30 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë.
Për këtë është arrestuar edhe një person mbi akuzën “Blerja, posedimi , shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge”.
“Ashtu siç jemi zotuar, lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar”, tha ministri. /Insajderi.com