Sveçla: PAN-i le ta pranojë humbjen

Sveçla: PAN-i le ta pranojë humbjen

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka thënë se PAN duhet të heq dorë nga kandidimi për kryeparlamentar dhe formim të qeverisë, pasi nuk i kanë votat e mjaftueshme.

Në Info Magazine të Klan Kosova, ai tutje tha se nuk e sheh Kadri Veselin, kryeparlamentar dhe se sipas tij, qytetarët e vendit nuk meritojnë një udhëheqës sic janë njerëzit e PAN-it.

”Nëse nuk mund ti bëjnë 61 vota, ata le të heqin dorë, në mënyrë të dinjitetshme. Nuk kemi nevojë ne ta zhbllokojmë procesin që na me e thye cafën edhe ma shpejt”, ka thënë ai.

”Shpresoj që më në fund eksponentë të PAN e kanë pa dhe e pranojnë këtë humbje me një lloj dinjiteti”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

”E kalojmë në një fazë tjetër ku zgjedhet. Kadri Veseli as nesër as pasnesër, as pas një jave as pa një muaji nuk do të zgjidhet Kryeparlamentar”, ka shtuar ai. ”Nuk kemi nevojë të shkojmë në zgjedhje, jemi fitues”.