Sveçla për drogën e sekuestruar: Do ta shkatërrojmë në proces transparent

Sveçla për drogën e sekuestruar: Do ta shkatërrojmë në proces transparent

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë për drogën e kapur ditë më parë se “do të shkatërrohet në proces transparent”.

Ditë më parë në Lipjan gjatë një aksioni ndërkombëtar është sekuestruar një sasi e madhe e drogës, njofton Insajderi.

“Droga është duke u ruajtur në mënyrën e duhur. Ajo do të shkatërrohet në një proces plotësisht transparent”, tha Sveçla në T7.

Ai pos drogës, ka folur edhe për sigurimin shëndetësor të pjesëtarëve të policisë.

Ditë më parë, ministri brendshëm, deklaroi se ka plane për pensionimin e parakohshëm të policëve mbi moshën 55 vjeçare.

Kjo për shkak se “Policia e Kosovës është më e vjetra në rajon”. /Insajderi.com