Sveçla pret në takim ‘lepurin’ Aleksandër Lumezin

Sveçla pret në takim ‘lepurin’ Aleksandër Lumezin

Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, me të cilin ka biseduar në lidhje me situatën me koronavirus dhe masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Me këtë rast, Sveçla kërkoi bashkëpunim nga organet e drejtësisë në kontekstin e marrjes së veprimeve ligjore për të gjithë shkelësit e masave dhe kufizimeve që janë marrë deri më tani nga Qeveria e Kosovës, e të cilat janë për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së mëtejme të Covid-19.

Kryeprokurori Lumezi e siguroi ministrin se Prokuroria e Shtetit do të jetë në dispozicion dhe do të bashkëpunojë ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, por edhe me qytetarët në mënyrë që kjo situatë e rëndë të tejkalohet sa më lehtë të jetë e mundur.

Gjithashtu, kryeprokurori theksoi se është e domosdoshme të respektohen vendimet dhe udhëzimet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, vendime këto që kanë të bëjnë me ruajtjen e shëndetit publik dhe në të mirën e qytetarëve.

Ky takim, erdhi jo më shumë se një vit pas protestave që Lëvizja Vetëvendosje, kishte nisur kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezit, shkruan Gazeta Insajderi.

Asokohe, kjo parti kërkonte që të shkarkohej kryeprokurori Lumezi, të cilin e thërrisni ‘Lepur’. Madje pankarta të shumta paraqiteshin me thirrjen “Lepur ik, duam Republikë”./ Insajderi.com

Vetëvendosje nisë mobilizimin për protestën “Lepur ik, duam Republikë”