
Ministri i Punëve të Brendshme, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës kur janë arrestuar 20 persona për “kontrbandë me emigrant”.
Sveçla, tha se aksioni është zhvilluar në dy rajone; Mitrovicë e Prizren, njofton insajderi.
“Të vendosur si kurrë më parë për të luftuar të gjitha format e krimit të organizuar në vendin tone”.
“Shteti ynë është i determinuar që të ndërpret të gjitha rrugët e krimit dhe rrjeteve kriminale, rajonale e ndërkombëtare, që cenojnë jetën dhe lirinë e qytetarëve tanë dhe të huaj”, ka shkruar ndër tjerash në Facebook. /Insajderi.com