Sveçla takim me Matthew Holliday, ofrohet ndihmë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur

Sveçla takim me Matthew Holliday, ofrohet ndihmë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë takim me shefin e programit për Ballkanin Perëndimor nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, Matthew Holliday, me të cilin zhvilluan bisedë për çështjen e personave të zhdukur në Kosovë, njofton Insajderi.

Ai u zotua se për çështjen e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur do të ofrojë gjithë ndihmën e nevojshme si dhe u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimi të ngushtë.

Sveçla theksoi se e çmon shumë angazhimin e kësaj organizate në çështjen e personave të zhdukur në Kosovë, si një ndër temat më të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe më me prioritet për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Nga ana tjetër, Holliday foli për angazhimin e tyre sa i përket kësaj çështje të ndjeshme, duke i dhënë edhe theks të veçantë nevojës për forcimin e bashkëpunimit mes ICMP-së dhe MPB-së, me qëllim të ofrimit të ndihmës për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Matthew Holliday në këtë takim ishte i shoqëruar nga zyrtari i programit për Kosovë dhe rajon nga kjo organizatë, Ylber Morina, gjithashtu, morën pjesë dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri dhe Shefja e Kabinetit të ministrit, Jeta Tela-Shema. /Insajderi.com