Sveçla takohet me Kosnettin, diskutojnë për çështjet anti-korrupsion, sundimin e ligjit e qeverisjen

Sveçla takohet me Kosnettin, diskutojnë për çështjet anti-korrupsion, sundimin e ligjit e qeverisjen

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, njoftoi se mëngjesin e së hënës është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, me të cilin tha se ka pasur një diskutim të mirë, përcjell Insajderi.

Në llogarinë e tij në Twitter, Kosnett shkroi se me Sveçlën ka diskutuar për çështjet anti-korrupsion, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.

“Diskutim i mirë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla lidhur me çështjet anti-korrupsion, sundimin e ligjit dhe qeverisjen këtë mëngjes.

Të inkurajuar të dëgjojmë angazhimin e qëndrueshëm të qeverisë për të çuar përpara qëllimin e drejtësisë së barabartë për të gjithë qytetarët”, shkroi Kosnett./Insajderi.com