Syla i AAK-së flet për takimin në Uashington: E vërteta e prapaskenave në Shtëpinë e Bardhë mban emrin Selim Selimi

Syla i AAK-së flet për takimin në Uashington: E vërteta e prapaskenave në Shtëpinë e Bardhë mban emrin Selim Selimi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Gazmend Syla, është deklaruar rreth zhvillimeve të fundit sa i përket takimit të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Syla ka folur në veçanti për rëndësinë e marrëveshjes dhe rolin që ka pasur në këtë takim, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

Syla tha se roli i ministrit Selimi, ka qenë i shumë i rëndësishëm dhe i bën thirrje kryeministrit Hoti që të mos flet të pavërteta.

‘E vërteta e prapaskenave në Shtëpinë e Bardhë, mban emrin Selim Selimi. Sa i përket kryeministrit Hoti, unë mbaj anën e tij, në raport me palët e treta, sepse tekefundit ai është kryeministri i vendit tim. Roli i Haradinajt në Marrëveshje, veçse u bë i njohur, por, tendenca e Hotit ta minimizojë këtë rol, është e pandershme. Më mirë të mos flasë fare, sesa të thotë të pavërteta’, është shprehur ai.

Më tej ai ka thënë se para Trump, është gjunjëzuar adresa e vetme e Putinit në Ballkan.

‘E rëndësishme është se para presidentit Trump u gjunjëzua adresa pothuajse e vetme e Putinit në Ballkan, Vuqiqi, pasi që llogaritet që Hoti ka qenë në shtëpinë e vet’, ka shkruar Syla në Facebook. /Insajderi.com