Syla i AAK-së publikon dokumente që dëshmojnë krimet serbe në Kosovë – flet edhe për vrasësit e vëllezërve Bytyçi

Syla i AAK-së publikon dokumente që dëshmojnë krimet serbe në Kosovë – flet edhe për vrasësit e vëllezërve Bytyçi

Deputeti i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka publikuar disa dokumente të cilat faktojnë krimet serbe në Kosovë, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Syla ka deklaruar që dokumentet të cilat i ka publikuar sot, janë vetëm një pjesë e dëshmisë së dëshmitarit që supozohet se i di vrasësit e vëllezërve Bytyçi.

“Danubi ndanë në dy pjesë Beogradin ku gjendet selia e qeverisë së Serbisë. Në këtë lum, rreth 500 kilometra larg Prishtinës, u gjetën mbetjet mortore të dhjetëra motrave e vëllezërve tonë, masakruar në kuadër të gjenocidit serb në Kosovë. Në dokumentet që kam publikuar sot, është vetëm një pjesë e dëshmisë së dëshmitarit që supozohet se i di vrasësit e vëllëzerve Bytyqi”, ka shkruar Syla.

“Dëshmitari me inicialet D. F., në vitin 2001 ka qenë anëtar i “Grupit punues” që ka marrë në pyetje më shumë se 30 persona për rastin e mbetjeve mortore të shqiptarëve të gjetura në Danub. Poashtu, ky person ka marrë në pyetje edhe të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve Bytyqi. Fakti më interesant është se anëtar i këtij grupi punues ka qenë edhe Milorad Veljoviç, i cili ishte deri para dy viteve Drejtor i Policisë së Serbisë, e po ashtu edhe pjesë e aparaturës që kreu krime në Kosovë”, ka thënë tutje ai. /Insajderi.com

Danubi i Vuçiqit

Danubi ndanë në dy pjesë Beogradin ku gjendet selia e qeverisë serbe dhe presidentit Vuçiq.
Në këtë…

Posted by Gazmend Syla on Saturday, October 10, 2020