Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës (AAK), Gazmend Syla, edhe sot ka publikuar dokumente që dëshmojnë krimet serbe në Kosovë, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Faebook, Syla ka përmendur krimet në Suharekë, Suhodoll të Mitrovicës, Brusnik he Novolan të Vushtrrisë.
Ai tha se nëpër dokumente ka pamje të tmerrshme, të cilat është i detyruar të mos i publikojë të gjitha faqet e këtyre dokumenteve.
” Sot, po ndaj me ju, disa nga dokumentet që në fakt janë “raporte të vëzhgimit tekniko-kriminalistik të vendit të ngjarjes”, të kryera nga organet e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, pak para largimit të tyre nga Kosova”, thuhet tutje në njoftimin e tij. /Insajderi.com
Kur krimi fshehet, z. Vuçiq!
Kufoma të ekskumuara, që ju ndryshohet vendi i varrimit.
18 kufoma në Suharekë,
25 në…Posted by Gazmend Syla on Sunday, October 11, 2020