Sylë Tahirsylaj tregon për temperaturat që do të mbretërojë gjatë javës në Kosovë

Sylë Tahirsylaj tregon për temperaturat që do të mbretërojë gjatë javës në Kosovë

Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj paralajmëron javë me temperatura të larta. Sipas tij, vendi do të jetë në ndikimin e masave ajrore që vinë nga Afrika Veriore.

Tahirsylaj thotë se në vend do të vazhdojnë të mbretërojnë temperature kryesisht të mira, ku më e larta do të shkojë nga 20 deri në 25 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë në ndikimin e masave ajrore të nxehta të cilat vijnë nga Afrika Veriore, sipas imazheve satelitore. Këto masa kanë efekt pozitiv për zhvillimin e kulturave bujqësore dhe pranverore dhe ato që janë mbjellë në vjeshtë. Temperaturat minimale në shkallë vendi do të luhaten nga 4 deri në 17 gradë, ndërsa ato maksimale do të shkojnë nga 20 deri në 25 gradë Celsius”, thotë Tahirsylaj për Express.

Tahirsylaj thekson se gjatë funsjavës mund të ketë reshje lokale shiu, por që nuk do të jenë me instensitet të lartë.

“Nga fundi i javës pritet të ketë ndonjë rigë shumë të dobët shiu, por nuk do të ketë reshje intensive. Do të ketë erë me intensitet pak më të lartë, me shpejtësi 10/12 metër për sekondë, prandaj është mot i pranueshëm si për florën edhe për faunën”, thotë Tahirsylaj.