Sylë Vitia emërohet drejtor për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së

Sylë Vitia emërohet drejtor për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar Sylë Vitinë, si këshilltar politik dhe Drejtor të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Insajderi.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media.

Në këtë njoftim tutje thuhet se Vitia përveç detyrave të tjera të parapara, do të punojë për shqyrtimin e të gjitha kërkesave të kësaj kategorie, të cilat presin përgjigje.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në mbështetje të përgjegjësive të tij kushtetuese, emëroi sot z. Sylë Vitia Këshilltar Politik dhe Drejtor të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përveç detyrave të tjera të parapara, z. Vitia do të punojë me prioritet për shqyrtimin e të gjitha kërkesave të kësaj kategorie, të cilat presin përgjigje”, thuhet në komunikatë. /Insajderi.com/